Adolort Gel

https://wellpharma17.test.amo.al/web/image/product.template/31966/image_1920?unique=639591b

1,250.00 L 1250.0 ALL 1,250.00 L

1,250.00 L

Not Available For Sale

This combination does not exist.

Terms and Conditions
30-day money-back guarantee
Shipping: 2-3 Business Days

Adolort Gel, Qetëson dhimbjet muskulare

Adolort xhel është një formulim tipik për qetësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe muskujve që prekin mbaresa nervore sipërfaqësore.

Pasi aplikohet në lëkurë prodhohet një ndjesi ngrohtësie dhe djegieje në zonën e dhimbjes, gjë që zvogëlon dhimbjen duke parandaluar

transmetimin e impulseve të dhimbjes nga periferia. Ngrohja lokale e kombinuar me masazh në zonën e dhimbjes rrit qarkullimin e gjakut

dhe mundëson një furnizim më të mirë me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kjo çon në relaksimin e muskujve, lehtësimin e dhimbjeve, ndjesi çlirimi.

dhe lëvizje të përmirësuar.

Indikacionet :

Lehtëson simptomat e reumatizmës, dhimbjes, ngurtësinë e muskujve

Largon dhimbjen e mesit dhe nervit shiatik

Përmirëson dhe rrit lëvizshmërinë e kyçeve

Është i përshtatshëm për t’u përdorur në aktivitete sportive për relaksimin e muskujve

Përdoret 30 minuta përpara aktivitetit duke parandaluar lëndimet sportive

Adolort xhel bën nxehjen e muskujve duke i përgatitur për një aktivitet më të lartë dhe ul rrezikun e lëndimeve

Mënyra e përdorimit :

Fërkohet mirë zona e dhimbjes me Adolort xhel në mënyrë që përbërësi aktiv të përthithet siç duhet.

I përshtatshëm për t’u përdorur në darkë ose gjatë aktiviteteve sportive. Mund të përdoret edhe gjatë ditës pasi nuk e yndyros lëkurën.

KUJDES

Nuk duhet të përdoret në lëkurën e dëmtuar ose të inflamuar.

Pas aplikimit duart duhet të lahen mirë dhe të shmanget kontakti me sytë dhe mukozën e gojës.

Të ruhet në temperaturën e dhomës dhe të mbahet larg fëmijëve.